Furnizimi & Shpërndarja

Një furnizues me shërbim të plotë çeliku dhe metali.

Tek ne mund të gjeni çdo produkt metalik, duke filluar nga llamarina S235, S355, të gjitha llojet e Hardox dhe Corten. Gjithashtu ne mund t'ju furnizojmë me llamarinë të përmasave të rralla dhe të të gjitha trashësive. Bashkëpunimi ynë shumë i ngushtë me kompanitë e prodhimit të çelikut na jep një avantazh të madh në organizimin tonë të shitjeve.

Do të merrni një certifikatë të detajuar të materialit që do të porosisni nga ne. Ofrojmë gjithashtu të gjitha llojet e tubave, IPE, HEA, HOB, HEM, L profile, Flat bar, etj. Blerja e materialeve nga kompania jonë organizohet në kohë rekorde, duke përfshirë transportin brenda ose jashtë vendit.