Shërbimi i lakimit është pjesa kryesore e kompanisë sonë, prandaj ne kemi investuar në teknologjinë më të fundit në këtë fushë shumë të rëndësishme në fabrikimin e metaleve. Disponojme 5 makina full cnc për lakimin e metalit prej trashësie deri në 30mm.
Po ashtu kemi edhe makine lakimi (ang. press brake) me gjatësi 6000mm dhe presion 1000 ton, gjithashtu posedon edhe lexim laserik të këndit në kohë reale. Kjo na jep një avantazh të madh në fabrikimin e metalit sepse ju kursejmë kohën tuaj në maksimum.